Botë
Ndihma e G7-s për zjarret në amazonë, Bolsonaro: E pranoj nëse Makron kërkon falje
28.08.2019 13:10
Zjarret më masive që kanë përfshirë ndonjëherë Amazonën vijojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme ndaj biodiversitetit dhe klimës....

Shifrat e fundit zyrtare tregojnë se ka pasur 1,700 zjarre të reja vetëm këtë javë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 83 mijë, më i larti të pakën që nga viti 2013. Pamjet satelitore tregojnë një katastrofë të vërtetë natyrore. Mijëra hektarë pyje janë djegur, bashkë me një numër të madh gjallesash, edhe pasi avionët ushtarakë dhe trupat kanë ndërhyrë për ndihmë. Por duket se për presidentin Brazilian, Jair Bolsonaro situata nuk është aq emergjente.
Duke folur për mediat, kreu i shtetit tha se ishte i hapur për të diskutuar ndihmën 20 milionë dollarëshe të G7-ës për të luftuar zjarret në Amazonë, nëse homologu i tij francez Emmanuel Makron “tërheq fyerjet” e bëra kundër tij. Para fillimit të samitit të G7-ës, presidenca franceze shpërndau një deklaratë të ashpër për media në të cilën shkruhej se Bolsonaro kishte gënjyer në samitin e G20-s në Qershor në Osala duke vendosur të mos respektojë detyrimet e tij në kuadër të ndryshimeve klimatike.
