Botë

Rumani, shkatërrohet rrjeti i trafikimit me fëmijë

28.08.2019 13:39

Autoritetet e Rumanisë kanë shkatërruar një rrjet të trafikimit, abuzimit dhe skllavërimit të fëmijëve...

Autoritetet e Rumanisë kanë shkatërruar një rrjet të trafikimit, abuzimit dhe skllavërimit të fëmijëve, si pjesë e hetimit ndaj 8 personave që dyshohet se mbanin fëmijët gjermanë në kushte të robërisë.
 
Fëmijët, të moshave ndërmjet 12 dhe 18 vjeçare, mbaheshin peng në emër të një program riedukimit,  nuk u lejohej të komunikonin me familjet në Gjermani e as me autoritetet në Rumani, ishin privuar nga ushqimi dhe bënin punë të mundimshme. Disa prej tyre ishin përpjekur të vrasin veten, raporton Rumania Journal. Abuzimi i fëmijëve dyshohet se ka ndodhur nga viti 2014 deri në muajin gusht të këtij viti.
 
Në mesin e të dyshuarve është edhe një çift gjerman \, që drejtonin programin  për të rinjtë me probleme “Project Maramures”, të regjistruar në Gjermani, por që dyshohet se ishte një rrjet për trafikimin e qenieve njerëzore. Nuk ka megjithatë një të dhënë të saktë se sa fëmijë u bënë viktima të abuzimit. Faqja zyrtare e projektit flet megjithatë se në programin e “riedukimit” kanë kaluar 61 fëmijë që nga fillimi I tij. Disa prej fëmijëve që u gjetën në 8 shtëpitë e bastisura, tashmë janë dërguar në kujdestari të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.