Maqedoni

Në komunën Qendër të Shkupit, aksion për dhurimin e gjakut

28.08.2019 14:38

Instituti i transfuziologjisë dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut për të 17-n herë....

Instituti i transfuziologjisë dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut për të 17-n herë me radhë në komunën Qendër të Shkupit kanë realizuar aksion për dhurimin e gjakut. 
 
“Kur filluam në vitin 2003, aksionit iu përgjigjën 146 dhurues të gjakut, për të arritur në vitin 2018 me 264 dhurues të gjakut. Ndërsa gjatë 17 viteve kishim 3708 dhurues”,- tha Valentina Kolevska nga Kryqi i Kuq.
 
“Më së shumti janë dhurues tradicionalë të gjakut të cilët tanimë disa herë kanë dhënë gjak. Por, ka edhe shumë dhurues të gjakut të cilët për herë të parë e dëshmuan humanitetin e tyre, qoftë të rinj apo më të moshuar”,- tha mjeku, Bojan Todorovski.     
           
Qytetarët thonë se dhurojnë gjak që t’u dalin në ndihmë atyre që kanë nevojë, ndoshta për t’u shpëtuar edhe jetën. 
 
“Jap gjak për të 54 herë që nga mosha 18 vjeçare. Pas martesës e kam marrë edhe bashkëshorten dhe pasi u rritën fëmijët, i marr edhe ata që të dhurojnë gjak”,- tha një qytetar.
 
“Me rëndësi është të jemi në gjendje t’i ndihmojmë dikujt që me të vërtetë ka nevojë, prandaj u preferoj të gjithëve që kanë mundësi të dhurojnë gjak”,- theksoi një qytetar.
 
Nga Instituti i transfuziologjisë bëjnë të ditur se në Maqedoninë e Veriut grupet e gjakut që janë më të rralla janë ato me komponentë Er ha negativ, por aktualisht posedojnë sasi të mjaftueshme të gjakut. Aksioni i sotëm u realizua me rastin e festës ortodokse Dita e Zonjës së Madhe.   
 
GYLTENE SINANI