Maqedoni

Marrja e datës nga BE në vjeshtë, Kukan: RMV i përmbush kriteret, Shqipëria ende jo

28.08.2019 14:55

Ish eurodeputeti, Eduard Kukan, kryesues i grupit të punës gjatë mandatit të tij për Ballkanin Perëndimor...

Ish eurodeputeti, Eduard Kukan, kryesues i grupit të punës gjatë mandatit të tij për Ballkanin Perëndimor, është optimist se Maqedonia e Veriut mund të marrë datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian në vjeshtë, megjithatë nuk i ka të njëjtat tone optimizmi edhe për Shqipërinë.
 
Në një intervistë për Asociacionin sllovak për politikë të jashtme, Kukan sqaroi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur prek kohësh kriteret për anëtarësim në BE, por hapja e bisedimeve është shtyrë vazhdimisht, veprim ky që Kukan e cilëson si veprim shumë të turpshëm madje demotivues. Marrjen e datës këtë vjeshtë për Maqedoninë e Veriut, Kukan e vlerëson si pritje reale mbështetur edhe në faktin që tashmë sipas tij, presidenti francez, Emanuel Makron, që kishte qëndrim negativ kategorik për këtë çështje, tashmë duket se ka filluar të lëshojë pe.
 
Në Shqipëri, megjithatë, sipas tij, situata është tërësisht ndryshe. “Tirana zyrtare duhet të implementojnë reforma të mëdha gjyqësore, opozita ka bojkotuar Kuvendin, dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”,- potencon ish eurodeputeti Kukan.