Botë

Asteroidi gjigant “riviziton” Tokën më 14 shtator

28.08.2019 15:46

Një asteroid me përmasat e një qiellgervishtësi do të kalojë pranë Tokës më 14 shtator....

Lajmi konfirmohet nga Qendra studimore për objektet afër tokës pranë NASA-s. Asteroid “2000 QË7” me një diametër prej 650 metrash, pritet të kalojë 5.3 milion kilometra larg Tokës. Trupi qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë. Ky trup qiellor kalon pranë planetit Tokë çdo 19 vjet, vizita e tij e radhës do të jetë më datën 19 tetor 2038.
 
Qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës. Megjithëse specialistët thonë se vizita e asteroidit në hapësirën qiellore pranë nesh nuk përbën asnjë rrezik potencial, NASA ka një plan mbrojtës ekzistues kundër asteroideve të quajtur “Plani i dyfishtë i ridrejtimit të Asteroidëve”.