Botë

Sulmi në Meksikë, rritet numri i viktimave

29.08.2019 10:16

Është rritur bilanci i viktima në sulmin që ndodhi në Meksikë duke e çuar numrin në 25 të vdekur dhe 11 të plagosur që janë në gjendje të rëndë...

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në Caballo Blanco bar (Kali i Bardhë) në Coatzacoalcos, një qytet port në Veracruz.
 
Personat që i mbijetuan sulmit thanë se disa burra që dyshohet të ishin pjesë e një bande bllokuan daljet dhe pastaj i vunë zjarrin vendit.
 
Mediat meksikane raportuan se bari ishte i mbushur me armë dhe brenda tij u hodhën edhe ‘kokteje’ Molotovi./Top Channel