Botë

Tërmeti i fuqishëm shkund ishullin grek

29.08.2019 10:31

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos, duke shkaktuar panik tek turistët...

Qendra Sizmike e Mesdheut Euro raportoi fillimisht se tërmeti  ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit
 
Turistët anglezë thanë për mediet se ‘i gjithë hoteli i tyre u trondit’ nga tërmeti.
 
Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.
 
Ende nuk ka të dhëna nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale./Top Channel