Maqedoni

Raporti i KE-së më 8 tetor

12.09.2014 17:42

Raporti më i ri i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë në procesin eurointegrues Komisari për Zgjerim, Shtefan File do ta shpallë më 8 tetor në Bruksel...

Sipas informacioneve nga Komisioni, raportet e përgjithshme për Maqedoninë dhe për vendet tjera më janë gati, me çka për vendin tonë pritet që deri në ditën e shpalljes, me vendim të komisarit Fyle, të konfirmohet nëse do të merr rekomandim pozitiv për të gjashtën herë me radhë për fillim të bisedimeve.
 
Duket se raporti do të përmbajë një sërë vërejtjesh për shkak të bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës. 
 
Nga Zyra e BE-së në Shkup që udhëheqë Aivo Orav ka arritur rekomandim pozitiv, por vendimin përfundimtarë pritet ta sjellë Fyle.
 
Me qëllim të finalizimit të kornizës së raportit, njeriu i parë në Drejtorinë për zgjerim të Eurokomisionit, i obliguar për Maqedoninë, Dejvid Kulen, këto ditë me ekip prej tetë ekspertëve do të qëndrojë në Shkup. Kulen personalisht do të shkruajë raportin, që komisari për zgjerim pastaj duhet ta miratojë dhe të jep paragrafët përfundimtare në lidhje me rekomandimet. 
 
Vlerësimet vjetore të Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian për Maqedoninë, por edhe për vendet tjera – kandidate për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Turqia, Serbia dhe Shqipëria) dhe kandidatët potencial (Bosnja e Hercegovina dhe Kosova), vitet e kaluara ka shpallur raportin në mes të muajit të dhjetë të vitit, por për shkak të ndryshimit të përbërjes së Eurokomisionit, këtë herë këtë gjë do ta bëjë të mërkurë, javën e dytë të tetorit.
 
FATOS MUSLIU