Botë

Kinë, forca të reja ushtarake në Hong Kong

29.08.2019 11:10

Kina ka dërguar trupa të reja ushtarake në Hong Hong, siç thuhet nga autoritetet në kuadër të një rotacioni rutinor....

Megjithatë, qyteti po përgatitet për një tubim të ri politik, të shtunën, kundër kontrollit në rritje të Pekinit. Pamjet e automjeteve të blinduara duke kaluar kufirin nga qyteti Shenzhen për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve dhe mund të vendoset në rajonin gjysmë-autonom.
 
Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit. Protestat atje kanë nisur qysh në mars, për shkak të një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë. Edhe pse autoritetet e kanë pezulluar projektligjin, protestat janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe ndikimeve të Kinës. Autoritetet kineze kanë thënë se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar “dëme serioze për sundimin e ligjit”.