Maqedoni

Aksident në rrugën Dibër – Mavrovë, një i vdekur e dy të lënduar

29.08.2019 11:29

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar në një aksident në rrugën rajonale Dibër – Hanet e Mavrovës...

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar në një aksident në rrugën rajonale Dibër – Hanet e Mavrovës, pranë urës Skudrinski.
 
Sipas informacionit fillestar nga SPB-Tetovë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti me rimorkio me targa të Dibrës dhe një makine të tipit Hyundai me targa të Shkupit.
 
Njëri prej pasagjerëve ka vdekur në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë janë lënduar dhe më pas janë dërguar në spitalin e Gostivarit. Ekipi i SPB-Tetovë dhe prokurori publik po hetojnë shkaqet e aksidentit.