Maqedoni

Sindikata e arsimit të Kosovës viziton Çairin

12.09.2014 17:45

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatave të Arsimit të Kosovës dhe Maqedonisë...

Përfaqësuesit e Sindikatave të Kosovës, janë interesuar se si funksionon Sindikata Arsimore, madje kanë marrë edhe përvoja nga Sindikatat Arsimore që janë në Komunën e Çairit. 
 
Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, thotë se e gjithë kjo organizohet në kuadër të funksionimit të sistemit arsimor sa më cilësor. 
 
“Sindikata nga Kosova është në Maqedoni dhe në Komunën e Çairit për të bërë një vizitë studimore, për të parë se si në komuna funksionon arsimi, decentralizimi, problemet me të cilat ballafaqohet arsimi, krejt kjo në funksion të këmbimit të ideve, përfitimit nga përvojat dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen”- deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Përfaqësuesit e Sindikatave të Kosovës dhe Maqedonisë, janë dakorduar që ky lloj bashkëpunimi të vazhdojë dhe të intensifikohet  në të ardhmen dhe të këmbehen praktikat e funksionimit. 
 
AFRIM TANALLARI