Botë

Ndryshimi i statusit të Kashmirit, Gjykata Supreme në Indi nis hapat ligjorë

29.08.2019 16:19

Gjykata Supreme ka ndërmarrë hapat e parë ligjore ndaj vendimit të qeverisë së Indisë për t’i tërhequr statusin special Kashmirit....

Gjykata kërkon sqarime se pse është marrë një vendim i tillë. Seancat për këtë çështje do të nisin në muajin tetor. Qeveria indiane, e udhëhequr Bharatija Janata, ka bllokuar Kashmirin me shumicë myslimane përmes forcave të sigurisë, ka ndërprerë madje linjat telefonike dhe internetin.
 
Heqja e statusit special ka nxitur zemërim në rajon pasi zyrtarët lokalë dhe administratorët tani punojnë nën kontroll federal. Edhe banorët frikësohen se kultura dhe identiteti i tyre demografik është në rrezik. Kashmiri është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit, ndonëse për tërësinë e këtij territori kanë pretendime të dyja shtetet. Në përgjigje të vendimit të Nju Delhit, Pakistani ka ndalur shërbimet e trenave me Indinë, tregtinë bilaterale si dhe ka dëbuar ambasadorin indian. Më 27 shtator për këtë çështje do të flitet edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit.