Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë, udhëheqësia e MPB-së po bën presion ndaj Sindikatës
29.08.2019 17:20
Sindikata e Pavarur e Policisë ka akuzuar udhëheqësinë aktuale të MPB-së...

Sindikata e Pavarur e Policisë ka akuzuar udhëheqësinë aktuale të MPB-së, siç theksojnë, për ata “sulme” në forma të ndryshme ndaj anëtarëve të sindikatës të cilët luftojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e të drejtave të punëtorëve. Ata publikisht pyesin ministrin, Oliver Spasovski, se a i ka pranuar të gjitha ankesat e parashtruara për parregullsi dhe aktivitete jashtëligjore, ankesa për ngacmim në vende pune, e në veçanti a është i njoftuar me presionet të cilat i bëhen Sindikatës së Pavarur të Policisë dhe gjithë anëtarëve të saj.
“Çdonjëri shndërrohet në viktimë të ndjekjes deri sa kundërshton veprimet dhe punën jashtëligjore në Ministrinë e Punëve të Brendshme. A do të ndikojë kjo pasqyrë të cilën e prezantuam para jush që të ndërmerren masa për marrjen e përgjegjësisë? Ose edhe më tej do të heshtni dhe vazhdoni të merrni propozime të rregulluara për të shkaktuar dëme tek punëtorët?”,- theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Dejan Sazdov.
Nga Sindikata e Pavarur e Policisë theksojnë se edhe më tej do të vazhdojnë të publikojnë para opinionit fakte reale për gjendjen e punëtorëve policorë, duke shpresuar që do të fillojnë të ndërmerren hapa të rëndësishme për ndryshimin e kësaj gjendjeje e cila rëndon punën e tyre dhe kërkojnë nga MPB-ja të ndalojë presionin e funksionarëve të lartë ndaj punëtorëve.
LEUNORA KALIQI
