Maqedoni
MPB, grupi i punës mbajti takimin e parë për vetingun
29.08.2019 18:42
Grupi i punës për vetingun në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot takimin e parë....

Grupi i punës për vetingun në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot takimin e parë, ndërsa deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan i cili do të parashtrohet për miratim në Qeveri.
Siç informuan nga Ministria, grupi i punës ka për detyrë të bëjë analiza për situatën rrjedhëse, të vërtetohet modeli konkret për zbatimin e procesit të personave të punësuar në këtë ministri dhe të përgatisë propozim plan të masave, aktiviteteve dhe dinamikën për zbatimin e vetingut. Nga MPB njoftojnë se “Në takim janë vërtetuar drejtimet për aktivitetet e mëtejme, me qëllim vendosja e kornizës adekuate për rrjedhën e procesit të vetingut për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila do t’i përfshijë të gjitha elementet dhe parimet e nevojshme për zbatim efikas të zbatimit të procesit”.
Në këtë takim, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, ka sqaruar arsyet për nevojën e këtij procesi, pritjet e vetingut që të jetë inkluziv, transparentë dhe objektiv, si dhe afatet për përfundimin e detyrës së parashtruar nga ana e grupit punues. Nga MPB po ashtu theksojnë se “Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe inkluzivitet maksimal i të gjitha subjekteve të cilat mund të japin kontribut në definimin e procesit, grupi punues i përfshin të punësuarit në MPB, Sindikatën e Policisë, përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës amerikane, sektori joqeveritar dhe ekspert. Grupi i punues do të kryesohet nga profesori, Nikolla Dujovski, i cili është dekan i Fakultetit të Sigurisë në Shkup.
