Botë
Vuçiq: Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
29.08.2019 19:03
Partitë politike në Kosovë po bëjnë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, ka deklaruar se Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, në mënyrë që "të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve". Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.
Vuçiq paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë. Sa u përket partive shqiptare deri tani kandidaturën e tyre për kryeministër e kanë paraqitur Kadri Veseli nga PDK, Ramush Haradinaj nga AAK, Fatmir Limaj nga Nisma, Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nga LDK, megjithëse këto të fundit ende po bëjnë përpjekje për koalicion parazgjedhor, megjithëse dy partitë insistojnë që tu takojë posti i kryeministrit.
