Botë
Tërmeti 6.3 ballë ‘shkund’ SHBA-në
30.08.2019 09:31
Një tërmet me magnitutë 6.3 ballë të shkallës rihter...

Një tërmet me magnitutë 6.3 ballë të shkallës rihter, u rregjistrua mëngjesin e të enjtes në Oqeanin Paqësor shumë afër Oregonit.
Lajmin e bëri të ditur Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave amerikane nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.
Tërmeti ndodhi rreth orës 11:07 të mëngjesit rreth 175 milje në veri perëndim të qytetit bregdetar të Bandon, njoftoi agjensia./ Top Channel

