Maqedoni

ASH mbështet grevën e SASHK-ut, Toçi: Rrogat të harmonizohen me vendet e rajonit

30.08.2019 13:25

Aleanca për Shqiptarët e mbështet grevën e paralajmëruar të SASHK-ut në ditën e parë të shkollës....

Sipas ASH-së, njerëzit që llogariten si shtylla e shoqërisë janë sjellë në gjendje në të cilën çdo fillim vit shkollor ta përdorin grevën si mekanizëm për të fituar të drejtat e tyre. Përkujtojnë se arsimtarët kanë pagat më të ulta në rajon dhe rritja prej e paralajmëruar prej 5% sipas tyre, nuk ndikon fare në ngritjen e dinjitetit të profesionit të mësimdhënies. 
 
“Rroga mesatare e arsimtarit në Shqipëri është 477 euro, në Kosovë 459 euro, ndërsa në RMV është 365 euro. I sugjerojmë ministrit që në vend të rritjes së pagës për 1000 denarë, ta bëjë harmonizimin e pagës së arsimtarit me ato të vendeve të rajonit. Aleanca për Shqiptarët, si parti politike e mbështesim grevën e arsimtareve dhe kërkesat e tyre për një pozitë më dinjitoze në shoqëri”, tha Arta Toçi, deputete e ASH-së.