Maqedoni

Kryeparlamentari Xhaferi pret në takim lamtumirës ambasaoren e Republikës së Kroacisë, Daniela Barishiq

30.08.2019 13:58

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim të lamtumirës me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Daniela Barishiq....

Në takim u shpreh falënderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme miqësore nga Kroacia. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe çështjet aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theks i veçantë iu kushtua temës së anëtarësimit në NATO, si dhe kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, programi dhe prioritetet e tyre.
 
Xhaferi i uroi ambasadores punë të suksesshme pas përfundimit të mandatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i dha një mirënjohje për angazhimin në ndërtimin dhe thellimin e miqësisë ndërmjet të dyja vendeve, thuhet në kumtesën e pres qendrës së Kuvendit.