Maqedoni

Rasti “TNT”, refuzohet kërkesa për ndërprerjen e lëndës

30.08.2019 14:25

Mbrojta e të akuzuarve në rastin “TNT” të PSP, kërkon largimin nga lënda të prokurorit special Burim Rustemi...

Mbrojta e të akuzuarve në rastin “TNT” të PSP, kërkon largimin nga lënda të prokurorit special Burim Rustemi dhe shtyrjen e gjykimit deri në zgjidhjen e situatës me prokuroren speciale Katica Janeva, që gjendet  në paraburgim si e dyshuar për lëndën “Zhvatja”. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Këshilli Gjyqësor dhe gjykimi vazhdoi me  arrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Këshilli Gjyqësor vlerëson në vendimin e tij, se kërkesa për përjashtimin e prokurorit publik është e papranueshme, madje dyshon se qëllimi i vetëm për këtë kërkesë, është shtyrja e procedurës.
 
“Gjykata konsideron se një kërkesë e tillë është e pabazë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një prokuror special publik, i cili në pajtim me ligjin ka autonomi të plotë”, deklaroi kreu I Këshillit Gjyqësor, Stavrev.
 
Avokati mbrojtës Donço Nakov përkujtoi se Janeva gjendet në paraburgim për rastin “Zhvatja” e për të njejtin rast është marrë në pyetje edhe prokurori Rustemi.
 
“Nëse vazhdoni të punoni sot unë mendoj se kjo duhet të shkruhet  në procesverbal, që të dihet se ju jeni keni lejuar që me rastin të proceduojë  një prokuror publik , i cili është marrë në pyetje si dëshmitar në rastin për të cilin prokurorja që ai e përfaqëson, gjendet në paraburgim. Ky prokuror nuk mund të veprojë aktulaisht si përfaqësues i autorizuar i Katica Janevës,  për shkak të ekzistimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë për paraburgim ndaj saj”, theksoi Nakov.
 
Por Prokurori Rustemi është i prerë. Ligjërisht ata kanë të drejtë t’i përfaqësojnë lëndët  derisa mandati i Janevës nuk ndërpritet zyrtarisht. Rikujtoi mbrojtjen se në pajtim me dispozitat ligjore,  prokuroria publike nuk ka të drejtë të vendos për PSP-në, që është një prokurori autonome.
 
“Vendimi eventual i gjykatës dhe çdo vendim tjetër duke përfshirë edhe vendimin për paraburgim, nuk është relevant derisa nuk ka vendim nga Këshilli për Prokurorë Publikë për ndërprerjen e mandatit të Janevës. Konsideroj se gjykata duhet ta pranojë letrën nga Prokuroria Publike, si fakt se nuk ka institucion që mund të vendosë në pajtim të ligjeve të theksuara, e në pajtim me këtë të vazhdojë me procedurën”, ka thënë Rustemi.
 
Për rrënimin e objektit “Cozmos” të Fiat Canovskit, të akuzuar janw ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe kryetari i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Në mungesë gjykohet edhe ish-kryeministri azilant Nikolla Gruevski. 
 
GAZMEND REXHEPI