Maqedoni
N.P. “Pyjet Nacionale”: Drunj të rinj në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri
30.08.2019 14:50
Në vend ende ka vatra active zjarri në Radovish, javët e fundit zjarret e mëdha shkaktuan shkrumbim...

Në vend ende ka vatra active zjarri në Radovish, javët e fundit zjarret e mëdha shkaktuan shkrumbim të pyjeve e tokave edhe në Ohër, Kriva Pallankë, Shkup dhe së fundmi në Veles, ku zjarri ishte me pasoja katastrofale për ambientin. Për të riparuar dëmet, ndërrmarrja e pyjeve do të fillojë me mbjelljen e Drunjve të rinj në të gjitha zonat ku pyjet e vjetra u shkrumbuan.
"Qëllimi i Ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale”, është që me anë të këtij pyllëzimi të rinovohet dhe të kthehet funksioni ekologjik që e kishin këto sipërfaqe të gjelbërta para se të ndodhnin zjarret katastrofale. Çdo vlerë në një mënyrë ose një tjetër, është e kompenzueshme, por vlerës ekologjike i nevoitet kohë, përkatësisht periudhë më e gjatë që të kthehet në gjendjen e mëparshme. Prandaj Ndërmarrja Publike Pyjet Nacionale në planin që po përpilon, e sheh si të rëndësishme përzgjedhjen e llojit të drunjve që do të shfrytëzohen për pyllëzim të sipërfaqeve të djegura", tha Zoran Gjorgjiev, drejtor i N.P. “Pyjet Nacionale”
Që të pyllëzohen sa më shumë sipërfaqe të gjelbërta aty ku zjarret kanë dëmtuar pyjet, kjo ndërmarrje fton pushtetin lokal të përfshihen në këtë plan. Plani do të realizohet në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverinë, përmes të cilave do të duhet të sigurohen mjetet e nevojshme financiare.
GYLTENE SINANI
