Botë

Amazonë, ende aktive 26 mijë vatra zjarri

30.08.2019 15:31

Rreth 26 mijë vatra zjarri janë ende aktive në pyjet e Amazonës edhe pse 43 mijë....

Rreth 26 mijë vatra zjarri janë ende aktive në pyjet e Amazonës edhe pse 43 mijë ushtarakë brazilianë dhe 2500 zjarrfikës gjenden në terren në zonat më të prekura.
 
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro pas kritikave nga ndërkombëtarët, ka filluar të pranojë ndihma nga vendet e tjera. Ai tha se Brazili është i gatshëm të pranojë ndihma dypalëshe, por sulmoi sërish presidentin francez Emanuel Macron dhe akuzoi Gjermaninë e Francën se po përpiqen të blejnë sovranitetin e Brazilit.
 
Bolsonaro ka ndaluar për 60 ditë zjarrëvnien e qëllimshme për hapjen e tokave të reja nga fermerët. 
 
Javën e ardhshme, shtatë nga tetë vendet e rajonit të Amazonës, do të mblidhen për të diskutuar politikën e përbashkët për përballimin e zjarreve, të cilat tashmë janë përhapur edhe në vendin fqinj Bolivi.