Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve, Kolevski zgjidhet kryetar, Jusufi nënkryetar
30.08.2019 15:56
Njëzëri, Këshilli i Prokurorëve ka zgjedhur për kryetar të ri, prokurorin Aco Kolevskin dhe për zëvendës të tij antarin e Këshillit Mexhit Jusufi....

Kolevski paraprakisht ka qenë anëtar i Këshillit e ka 30 vjet përvojë në pune si prokuror , ai është edhe nënshkrues i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të cilën Prokuroria publike në krye me Marko Zvrlevskin në maj të viti 2017 e dorëzoi në Gjykatën Supreme me kërkesën për heqjen e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan që ishte në arrati. Në ditën e zgjedhjes, arsyetoi pikërisht firmën në atë kërkesë.
"Të gjitha ndodhitë më pas, e arsyetojnë dorëzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë. Ky mjet i jashtëzakonshëm juridik, nëse do të përdorej deri më tani do të kryehej një lloj kontrolli në punën e PSP-së dhe të njejtit nuk do ta kishin lirinë të veprojnë pa kontroll dhe të vijmë deri në këtë situatë ku prokurorë publik për fat të keq të lëshohet në veprime të palejuara", tha kryetari i këshillit të prokurorëve Aco Kolevski.
Kolevski nuk deshi të përgjigjet hollësisht se kur do të vendoset për zëvëndësimin e Katica Janevës pas bërjes fuqiplotë të vendimit për shkarkimin e saj. Tha se vendimet mirren me shumicë votash dhe nëse kjo çështje vihet në seancë do të sillet vendim i përbashkët. Ai nuk deshi të komentojë as planin "B "të Minstres së drejtësisë Deskoska sa i përket ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin për Këshillin e prokurorëve për të tejkaluar mosmarrveshjet me opozitën rreth Ligjit për PTHP-në.
"Nuk do të kisha komentuar sepse ato janë institucione të tjera,ne jemi Këshill i prokurorëve dhe e punojmë punën tonë, ashtu siç na obligon ligji", tha Kolevski.
Kolevski vjen në vendin e Kole Shterjev që ishte zgjedhur më 31 gusht 2017. Mandati I Kryetarit të Këshillit zgjat 2 vjet pa të drejtë rizgjedhje. Kolevski u zotua se në të ardhmen si kryetari i Këshillit do të mundohen të jenë më transparent për mediat, por sqaroi se praktika e seancave të mbylluara në Këshill është jo nga mungesa e transparencës, por për shakak të hapësirave të pamjafueshme.
FLORIE BELULI KAMBERI
