Maqedoni

Shekerinska: Koha e “tefterëve” mbaroi, të funksionojë sistemi; RMV, anëtare “de-fakto” e aleancës

30.08.2019 16:17

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e ka të qartë se antarësimi në NAto dhe në BE...

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e ka të qartë se antarësimi në NAto dhe në BE, nuk janë vetëm dëshirë por një proces që kërkon implementimin e reformave rrënjësore.
 
E mbi të gjitha sipas saj, institucionet duhet të funksionojnë sipas ligjeve, të pavarura nga dëshirat apo më keq, nga urdhërat e politikanëve.
 
Askush nga funksionarët, cilëtdo qofshin ata, nuk mundet të krijojnë më lista të reja se kush duhet të dënohet e kush do ti shpëtojë drejtësisë. 
 
“Njëra ndër reformat që ne po e realizojmë, është që politika mos të jetë gjithcka dhe politikanët të mos vendosin për gjithcka përvej asaj për të cilën kanë  ingerenca. Koha e “ tefterëve “ qoftë në gjyqësor apo në sherbimet e sigurisë,  është mbrapa nesh dhe askush nga ne nuk ka ndërmend të hap “tefterë” të rinj. …Sistemi duhet të funksionoj dhe ky sistem duhet të jetë I lirë nga cdo kush”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.      
 
Shekerinska thotë  se vendi i ka realizuar reformat e kërkuara deri në këtë fazë e po punon me përkushtim për reformat e radhës . Sipas saj, RMV  “De fakto” ëshë anëtare e NATO-s, e “De jure” do të bëhet sapo të përfundojë ratifikimi I protokollit edhe nga ato pak vende të mbetura, që sipas saj është cështje javësh.
 
“Asnjë shtet anëtar nuk ngriti ndonjë çështje të diskutueshme në ratifikimin e  protokolleve. Antarësimi i vendit në NATO është çështje jave ose muaj  dhe askush nuk dyshon se vendi po funksionon si anëtare de-fakto e Aleancës”, theksoi Shekerinska.
 
Ushtria e një vendi anëtar të NATO-s duhet të ketë ushtarë mirë të përgatititr. ARM po punon në këtë drejtim.
 
26 të rinj të diplomuar në Akademinë Ushtarake , nënshkruan marëveshjen e formimit dhe zhvillimit professional. Ata pas gjashtë muajsh do të marrin gradat e oficerëve dhe do të punësohen në ARM.
 
REJHANE BUSHI METAJ