Maqedoni
Ministrat e jashtëm të BE-së: KE të mbajë premtimn dhënë ballkanit; Dimitrov: Ballkani lufton për të njejtat vlera si BE; Integrimi i RMV-së dhe Shqipërisë, Dimitrov: Mos nënvlerësoni meritat individuale
30.08.2019 16:31
Shefat e diplomacisë të vendeve anëtare të BE-së, kanë kërkuar që KE ti mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit...

Shefat e diplomacisë të vendeve anëtare të BE-së, kanë kërkuar që KE ti mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit, nëse këta të fundit i kanë plotësuar kushtet e kërkuara për integrim.
Në takimin joformal të ministrave te BE-se në Helsinki, shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, ka theksuar vazhimin e reformave si dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit dhe integrimit mes tyre.
“Biseduam për bashkëpunimin dhe integrimin e Ballkanit. Ftuam gjashtë shtetet dhe patëm bisedime konstruktive dhe direkte. Theksuam rëndësinë tonë për të përcjellë situatën ndërsa ata të punojnë në reforma, pajtimin, bashkëpunimin dhe integrimin mes tyre", u shpreh përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini.
Minsitri i jashtëm Nikolla Dimitrov rikujtoi se një Ballkan i qëndrueshëm është i mundur vetëm me integrim evropian, dhe kjo sipas tij, mund të përshpejtohet nga 15 tetori me fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në.
“Nuk mendoj se duhet të flasim për zgjerimin, por për kompletimin për shkak se rajoni tërësisht është i rrethuar me vendet anëtare të BE-së. Harta e Evropës do të mbetet e njëjtë në kohën kur këta shtete do të antarsohen në BE. Nëse e bëjmë integrimin sic duhet, të gjithë do të jemi fitimtare. Ajo për të cilën lufton Macron në BE, është e njëjta për të cilin ne luftojmë në rajon. Luftojmë për vlerat e njëjta”, u shpreh minsitri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
Integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në pako, Dimitrov e ka cilësuar vendim ideal, por thotë se njëkohësisht nuk duhet nënvlerësuar parimi i meritave individuale.
“Zgjerimi bëhet në bazë të meritave indiviuale. Nuk dua të bisedoj për integrim në paket por mendoj se është më mirë të integrohen të dy vendet. Dy vende është më mirë se një por një është më mirë se asnjë, ndërsa ne nuk e kemi atë luks ta lëshojmë shansin për sukses”, theksoi Dimitrov.
Në kaudër të takimit joformal në Helsinki Dimitrov ka zhvilluar takime bilarele me homologët e tij evropian dhe rajonal, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje në dhënien e vendimit pozitiv për fillimin e bisedimeve me BE-në.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
