Maqedoni

Riparohet rruga për në deponinë "Rusino" gati 2.5 kilometrat e parë, pjesa tjetër në 2020-n

30.08.2019 16:56

Ka përfunduar faza e parë e punimeve në rrugën që të çon drejt deponisë Rusino ku grumbullohen mbeturinat e të gjitha komunave të Pollogut....

Kjo pjesë  është e gjatë 2.5 kilometra, pjesa tjetër do të vazhdojë vitin e ardhshëm. Projekti për rregullimin e rrugës u inicua nga të gjitha komunat që e përdorin këtë deponi dhe realizohet me ndërmjetësimin e Byrosë për Zhvillim, financuar nga pushteti lokal dhe ai qëndror. 
 
"Për ndërtimin e rrugës që çon drejt deponisë Rusino, ministria ka ndarë 24.5 milion denarë. Aktualisht është realizuar gjysma e rrugës në gjatësi 2.5 kilometra dhe shpresojmë që vitin tjetër më mbështetjen e ministrisë, të financohet rregullimi në tërësi I kësaj rrugë. Paralelisht me këtë investim jemi duke punuar në dokumentacionin për një rrugë alternative e cila do të kaloi nga rruga magjistrale Gostivar-Kërcovë në drejtim të deponisë Rusiono", tha Goran Milevski, ministri i Pushtetit Lokal.
 
"Ndërtimi I kësaj rruge ka qenë kërkesë e banorëve të kësaj zone përvec kësaj ky investim do ta lehtësoj dukshëm dhe aktivitetin për grumbullimin e mbeturinave në këtë deponi regjionale", tha Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.
 
"Është një projekt i marrëveshjes së të gjitha komunave të Pollogut, që është një projekt i marrëveshjes së komunave të Pollogut. Ne të gjitha komunat ramë dakord që këto fonde të cilat i kishim ti bashkojmë të gjithë në një qëllim apo në një projekt të përbashkët në të mirën e qytetarëve të Pollogut, ndërtimin e rrugës për në deponinë Rusino", deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës. 
 
Projekti për ndërtimin e rrugës drejt deponisë Rusiono ishte planifikuar nga ministria e ekologjisë që nga viti I kaluar. Nga po e njejta ministri bëjnë të ditur se në rajonin e Pollogut janë investuar 55 milion denarë, por premtojnë rritje të investimeve  në vazhdim.
 
LULZIM KAMBERI