Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, Dimitrov: Të vendosur për sundimin e ligjit; VMRO-DPMNE: Gjyqësori të punojë sipas ligjeve , jo me diktate

30.08.2019 17:12

Përfshirja e dyshuar e kryeprokurores special Katica Janeva në rastin “Zhvatja” ka shtuar skepticizmin në funksionimin e drejtësisë në vend...

Përfshirja e dyshuar e kryeprokurores special Katica Janeva në rastin “Zhvatja” ka shtuar skepticizmin në funksionimin e drejtësisë në vend, marrë parasysh se në skandalin e fundit, dyshohet të jetë përfshirë një person që shihej si sinonim i drejtësisë që nuk  kursen askënd që ka shkelur ligjet.
 
MInistri i jashtëm Dimitrov thotë se duhet respektuar prezumimi i pafajsisë, por pranon se ky rast  la një shije të hidhur në një shtet ku  etja për drejtësi është e madhe.
 
“Duhet të respektohet prezumimi i pafajsisë. Sidoqoftë, ka indikacione se është e përfshirë . Kjo paraqet ndjenjë të hidhur sepse etja për drejtësi është e madhe. Ajo cka është me rëndësi është se problemi  është zbuluar dhe thelbësorja  është sistemi të reagojë. Një person nuk mund të jetë arsyeja  që i tërë kombi të tërhiqet. Pajtetër të vazhdojmë,  ndërsa rruga jonë është sundimi I ligjit”, u shpreh ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.
 
Nga VMRO DPMNE akuzojnë pushtetin se po dikon në gjyqësor vetëm për të dënuar njerëzit e afërt me pozitën. Përkujtojnë gjykatësit e prokurorët se udhet të punojnë sipas ligjeve e jo sipas diktateve partiake.
 
“Gjyqtarët duhet të gjejnë forcë dhe të punojnë në bazë të argumenteve, ligjeve dhe fakteve,  jo në bazë të fuqisë dhe nevojës së autoriteteve për të ndjekur penalisht opozitën”, theksoi  zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. 
 
Për VMRO- në,  fajtor kryesor për kaosin në sistemin e drejtësisë është vetëm LSDM dhe Kryeministri Zoran Zaev, i cili sipas tyre, devalvoi  rolin e sistemit jurid që me paraqitjen  e “bombave”, por edhe më pas kur  mbronte Katica Janevën.
 
FITIM KRYEZIU