Maqedoni

Kuvendi zgjedh ministrat e rinj, Zaev: Pres rezultate në ekonomi; Micevski: Jo rekonstruim por zgjedhje parlamentare; Shahpaska: Kur do distancoheni nga kriminelët?!

30.08.2019 17:31

Kryeministri Zoran Zaev, i propozoi Kuvendit dy kandidatët e ri...

Kryeministri Zoran Zaev, i propozoi Kuvendit dy kandidatët e ri, të cilët do të plotësojnë vendet vakante në kabinetin qeveritar.
 
Nina Angellovska është kandidate për ministër të finacave, ndërkaq Hisen Xhamaili, kandidat për ministër pa resor i angazhuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore.
 
Sipas kryeminsitrit Zaev, kandidat kanë shënuar suksese në karierën e tyre shkencore, në fushën e ekonomisë dhe pritet që të japin kontribut në përmirësimin e ekonomisë vendore, në pjesën e mbetur të mandatit të kësaj qeverie.  
 
“Shpresoj se këto dy kuadro, që janë prezent në Kuvend, veç nderit që do ua jep Kuvendi që të menaxhojnë me institucione serioze, do ta bëjnë punën e tyre me dashuri dhe, në këtë periudhë kur vendi po integrohet në BE dhe NATO, do të japin impakt serioz në ekonomi. Ekonomia po ec në drejtim të shkëlqyer. Parametrat ekonomik janë të mirë, por nuk duhet të kënaqemi me to. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
  
Mirëpo opozita konsideron se vendi nuk ka nevojë për rekonstruim të qeverisë por, për zgjedhje të reja. Dështimet në ekonomi dhe skandali me rastin “Zhvatja” sipas opozitës janë arsye e mjaftueshme që kjo qeveri të ik.
 
“Në vend që të bëni rekonstruim, le të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare me qëllim që kjo agoni në të cilën po ndodhet vendi ynë të përfundojë më shpejtë dhe të fillojë ripërtëritja e Maqedonisë.Mos vazhdoni me masa populiste, të cilat në afat të gjatë janë në dëm të qytetarëve dhe ata do ta paguajnë faturën. Më herët apo më vonë do të ikni nga pushteti por populli do t’u çojë në pension politik”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. 
 
Ngatërroni, pushtin aktual me periudhën kur VMRO DPMNE ishte në pushtet, u kundërpërgjigjën nga LSDM. “Hiqni dorë nga krimi dhe Gruevski, porositi Shahpaska.
 
“Kolegë të opozitës, ju siç duket nuk po vini mend në kokë. Kur planifikoni të distancoheni nga kriminelët?! Kur mendoni të distancoheni nga e ikura në Budapest?! Sipas jush krimi më i madh është nëse je fotografuar me dikë që ka të kaluar të dyshimtë. Z. Micevski, a jeni ju kriminel vetëm pse jeni fotografuar me kriminelin më të madh në nivel evropian?!”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska.
  
Veç kandidatëve ministra, Zaev ka propozuar edhe tre kandidatë për zëvendës ministra. Kiril Kolemishevski, është propozuar për zëv/ministër të Ekonomisë; Elizabeta Naumovska, për zëv/ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Nexhad Mehmetoviq, zëv/ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. 
 
Me propozim të Guvernatorit të Bankës Popullore, Kuvendi pritet të zgjedh Fadil Bajramin, zëv/guvernator të Bankës Popullore.  
 
SHPËTIM NUREDINI