Maqedoni
Gazetaria hulumtuese, Zhbogar: Gazetarët, vëzhgues të rreptë të politikës; Snezhana Llupevska: Publikuam keqpërdorimet, autoritetet heshtin
30.08.2019 17:55
Gazetaria hulumtuese është pjesa më e rëndësishme e profesinit të gazetarëve që lufton krimin dhe nxjer në pah të vërtetën...

Kështu vlerësoi euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë ndarjes së çmimeve nga misioni I BE-së, për storjen më të mire hulumtuese. Zhbogar apeloi që përskaj vështirësive, edhe gazetarët e rinj të miren me gazetari hulumtuese.
“Gazetaria profesionale është me interes kyç për demokratizimin, pasi gazetarët janë “vëzhguesit më të rreptë” të elitës politike. Ato janë këtu për të gërmuar më thellë, ta gjejnë të vërtetën. Gjithë atë që e bëjnë është në interes të demokracisë, shoqërisë dhe qytetarëve”, u shpreh ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar.
Vendin e parë e morën gazetarët Snezhana Llupevska, Miomir Serafinoviç dhe Biljana Nikollovka për strojen “Vjedhja e identiteteve të qytetarëve për qëllime kriminale”. Por edhe përskaj strojes së punuar, gazetarja Llupevska thotë se asgjë nuk është ndërmarrë nga autoritetet në këtë drejtim.
“Prej kur e publikuam storjen, dy herë kemi biseduar me ministrin që të shihet se kush keqpërdor numra amëz në MPB sepse edhe aty pamë se ka përzierje dhe se bëhet fjalë për krim të organizuar. Fatkeqsisht ndoshta ka edhe më shumë persona të involvuar. Megjithatë deri sot nuk ka rezultate nga hulumtimi”, theksoi gazetarja Snezhana Llupevska.
Këtë vit fondi i shpërblimeve ishte në vlerë të 10.000 eurove. Për fituesin u ndanë 5.000 euro, 3.000 euro për vendin e dytë dhe 2.000 euro për të tretin.
Për ndarjen e çmimeve ka vendosur komisioni prej tre anëtarëve, i përbërë nga gazetarë hulumtues të vendit dhe të huaj.
BELINDA KOKA ADEMI
