Maqedoni

Përleshje me armë në Saraj, një i plagosur

30.08.2019 18:16

Sot pasdite në Saraj të Shkupit ka pasur një përleshje me armë zjarri...

Sot pasdite në Saraj të Shkupit ka pasur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë është plagosur personi N.Z nga fshati Arnaqi.
 
“Sot rreth orës 15:00 personi N.Z. nga fshati Arnaqi i Sarajit ka raportuar në polici se në hyrje të lokalit, drejt tij ka gjuajtur me armë zjarri personi XH.J nga fshati Bukoviq, prej ku ka mbetur i plagosur vetë personi XH.J. i cili është transferuar në spitalin “8 shtatori” Ndërsa personi XH.J. së bashku me personin E.J janë arratisur në drejtim të Sarajit”, njoftojnë nga MPB.