Maqedoni
SASHK: Të hënën në punë, por nuk mbahet mësim
30.08.2019 18:34
Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ëhstë e pakënaqur nga trajtimi që po I bën qeveria kërkesave të sindikatës...

Kreu i Sindikatës Jakim Nedelkov thotë se nëse nuk do ketë marrëveshje me Qeverinë, do të mbajnë grevë të përgjithshme dhe jo vetëm një ditore . SASHK këmbëngul për rritjen e pagave për 25% dhe jo 5% siç ka njoftuar qeveria. SASHK këkron mirëkuptim nga prindërit, e thotë se motivimi I mësimdhënësve, rrit cilësinë e mësimit për nxënësit.
“2 shtatori do të jetë ditë pune, ne si të punsuar në institucionet arsimore fizikisht do të gjendemi në hapsirat e punës por që nuk do të bëjmë asnjë aktivitet dhe kjo është një masë që e kemi ndërrmarë për të shprehur pakënaqësitë tona në opinion. Mendoj që dhe prindërit duhet të na mbështesin sepse një punonjës në arsim kur është i motivuar jep dhe kontribut më të madh. Kemi kontakte me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës , kemi patur takim pune dhe me Kryeministrin por nuk më pëlqen aspak qëndrimi i tyre se gjëja për momentin nuk ka hapsirë përr rritje më të madhe të pagave në arsim. Mendojmë që nëse ka qasje më serioze në këtë aspekt mund të arrihet dhe zgjidhje. Kërkoj përkrahje nga prindërit , nuk mund të kërkoj që të mos i sjellin fëmijët në shkolla por prindërit duhet ta kuptojnë se arsimtarët nuk do të mbajnë orë mësimore dhe nuk do të mund të brengosen për fëmijët e tyre ather është më mirë që fëmijët ti mbajnë në shtëpit e tyre ku janë dhe më të sigurtë. Derisa me këtë masë që kemi ndërrmar nuk kemi reagim nga qeveria dhe minsitria e arsimit dhe shkencës atëher do të ndërrmarim dhe masa tjera më radikale. Marrëveshja me MASH është që deri në fund të shtatorit të gjendet zgjidhje për pagat për këtë vit por dhe për vitin e ardhshëm”, u shpreh kreu i Sindikatës Jakim Nedelkov.
