Maqedoni
Ligji i për PTHP-në, vazhdojnë takimet joformale, nuk ndalen akuzat
30.08.2019 18:53
Grupet e punës kanë vazhduar edhe sot takimet jofromale për të arritur kompomise të reja në ligjin për Prokurorinë Themelore...

Tashmë 10 nga gjithsej 51 amendamentet e propozuara, kanë kaluar në komisionin për çështje evropiane . Por ende nuk ka dakordim për disa nga amendamentet.
Teksa takimet rrjedhin, në aparencë pushteti e opozita nuk i ndalin akuzat se kush po e pengon ligjin . LSDM për këtë akuzon opozitën, kjo e fundit thotë se do ta pranojë ligjin vetëm nëse maxhoranca heq dorë nga disa dispozita.
“Nëse jeni të sinqertë në qëllimin se doni drejtësi dhe shtet të së drejtës, gjykim pa presione, klientelizëm, atëherë pse edhe më tej nuk pajtoheni që sa më shpejt ta sjellim ligjin për prokurorinë publike? Pse në negociata kërkoni që të gjitha lëndët që janë hapur nga PSP-ja dhe që kanë arritur deri te gjykatat, të ndërpriten?”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska.
“Nëse pushteti niset nga parimi i drejtësisë është e mundur që të arrihet marrëveshje deri më 10 shtator. Në rast se pushteti nxit optimizëm se ofron zgjidhje me të cilën do të amnistohen pjesëmarrës në reketim dhe vepra të tjera kriminele, absolutisht nuk jam optimist”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
