Maqedoni

“Postat e RMV-së”, sindikata kërkon paga më të larta

30.08.2019 19:12

Sindikata e “Postave të Maqedonisë së Veriut” kërkon rritje të pagës për 10 për qind dhe kthimin e pikës...

Sindikata e “Postave të Maqedonisë së Veriut” kërkon rritje të pagës për 10 për qind dhe kthimin e pikës, që sipas tyre është ulur para 12 vitesh. 
 
“Kërkesa shumëvjeçare për rritjen e pagave bazohet që mbi 30 vjet për asnjë denar nuk u rritën pagat në “Postën e Maqedonisë”, ndërsa pakënaqësia tek të punësuarit është më e madhe me uljen e vlerës së pikës para 12 viteve”, deklaroi kryetari i Sindikatës, Boro Veligdenov.
Ata thonë se gjatë muajve të kaluar kanë pasur biseda intensive me Këshillin Drejtues të kompanisë, por se nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje përkatëse.
 
Krahas rritjes së pagës, të punësuarit kërkojnë t’u furnizohet edhe veshje pune, e cila, sipas pohimeve të tyre, nuk është ndryshuar tashmë mbi 10 vjet.
 
Kërkojnë edhe prolongimin të liberalizimit të tregut postar deri në pranimin e shtetit në Bashkimin Evropian me arsyetimin se nëse ky process fillohet tani , në mënyrë plotësuese do të përkeqësoheshin gjendjae të punësuarve.
 
Presin që kryeministri ti pranojë në një takim urgjent ku do të elaborojnë kërkesat e tyre.