Basketboll

Liria largohet nga kampionati basketbollistik

12.09.2014 18:35

Klubi I basketbollit Liria, nuk do të jetë pjesë e elitës basketbollistike për sezonin e ri, pasi ka skaduar edhe afati I fundit për të paraqitur pjesëmarrjen në ligën e parë...

Arsyja kryesore për këtë, është fakti se ky ekip, nuk ka arritur të siguroj një palestër për paraqitjen e klubit, edhe përkundër faktit që Liria, vitet e fundit ishte një nga ekipet më serioze në basketbollin vendor.

Liga e parë, tani për tani numëron nëntë skuadra, ndërsa federata e basketbollit u ka dhënë afat deri të hënën ekipeve tjera për të mbushur vendin e zbrazur.

Nëse nuk paraqitet asnjë ekip, atëherë përparsi do të kenë skuadrat e para të plasuara në ligën e dytë vitin e kaluar.

E ndërkohë, poqëse nuk arrihet akordi për ekipin e dhjetë, atëherë liga e parë vitin e ardhshëm do të zhvillohet me nëntë skuadra dhe me orarin e paraparë.

Kampionati basketbollistik, sezoni 2014-2015, do të nis me 11 tetor, ndërsa pjesa vjeshtore do të mbaroj me 13 dhjetor. 

MUSTAFA ADEMI