Florida përgatitet për goditjen e uraganit ”dorian”

31.08.2019 14:02

Shteti amerikan Florida ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të Uraganit Dorian...

Shteti amerikan Florida ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të Uraganit Dorian, i cili tashmë është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 me erëra që kanë arritur shpejtësinë 130 km/orë.

Prej disa ditësh kanë nisur edhe evakuimet nga disa rajone.Poashtu banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë.Shumë pompa të benyinës janë mbyllur, derisa kompanitë e energjisë elektrike kanë dërguar në terren përforcime për t’i bërë ball ndërprerjeve të mundshme.

Aeroporti ndërkombëtar i Orlando ka ndërprerë të gjitha fluturimet. Poashtu universitetet kanë pezulluar mësimin dhe do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të martën. Edhe dy termocentralet bërthamore po përgatiten të mbyllen nëse konfirmohet se stuhia do t'i kërcënojë.

Nga ana e autoriteteve lokale, mendohet se dëmet e mundshme të shkaktuara mund të vlerësohen nga 18 deri 20 miliardë dollarë.

“I ftojmë të gjithë qytetarët që të furnizohen me ushqim, ujë dhe ilaçe për shtatë ditë. Udhëhiquni nga rekomandimet e pushtetit lokal. Nëse u kërkohet të evakuoheni ju lutem bëjeni atë. Vendoseni sigurinë në vend të parë” – ka qenë porosia e Guvernatorit të Floridas.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dje anuloj një vizitë zyrtare në Poloni, po mban kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet lokale dhe po ndjek zhvillimet nga “Camp David”. Ai i ka paralajmëruar banorët të jenë të vetëdijshëm se uragani Dorian ‘mund të jetë shkatërrues’.

“Dorian është i rufeshëm dhe mund të jetë problem i madh. Ai është një nga uraganet e mëdhenj pas njëi kohe të gjatë dhe mund të jetë shkatërrues” – është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump. 

Ekspertët kanë frikë se Florida do të jetë për disa ditë nën pushtetin e stuhive. Dorian është potencialisht një nga uraganet e llojit ‘më të keq’, i atyre që ‘qëndrojnë për shumë kohë mbi zonat metropolitane’. Kjo stuhi është nisur drejtë Floridas pasi ka kaluar në brigjet e Bahamas ku nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Metereologët parashohin se Uragani do të godas floridan të hënën në mbrëmje ose të marten në mëngjes. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)