MPB, 528 kandidat e përfunduan trajnimin për polic
Me mesatare të lartë prej 530 pikëve nga 600 maksimale....

Me mesatare të lartë prej 530 pikëve nga 600 maksimale, gjenerata e re e policies ka mbaruar trajnimin njëvjeçar në qendrën për trajnim në Idrizovë.
Kjo flet për motiv të lartë të policëve të ri për të shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim, vlerëson kryeministri Zoran Zaev.
Duke u uruar atyre një karrierë të suksesshme, Kryeministri Zaev theksoi se policia ka një funksion fisnik për sigurinë.
“Po gëzohem bashkë me ju për shkak se me sukses të madh, me mesatare prej 530.92 pikëve nga 600 maksimalet e mbaruat trajnimin për të fituar kompetencat e nevojshme për oficer të policisë. Gëzon edhe fakti që 528 nga gjithsej 550 kandidat të paraqitur e kanë ppërfunduar këtë trajnim. Kjo flet për motivimin tuaj të lartë të keni sukses në plotësimin e angazhimit profesional në polici” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.
Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski u bëri thirrje policëve të ri që detyrën e tyre ta ushtrojnë me përkushtim, nder, përgjegjësi dhe pa dallime.
“Prej jush do të mvaret lufta kundër të gjitha sfidave dhe kundër të gjitha llojeve të krimit me të cilat përballet një shoqëri. Vetëm përmes asaj pikëpamje do te mundeni të jepni kontributin e plotë për realizimin e qëllimeve të shoiqërisë tonë. Mes tjerash edhe ndërtimin e policisë si institucion në shërbim vetëm të qytetarëve dhe përfundimisht të tregoni se institucionet ekzistojnë për interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përcaktimeve të tyre personale” – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Periudha njëvjeçare e trajnimit për policët e ri nuk ka qenë aspak e lehtë thonë policët e rinjë.
“Ishte vështirë por falë inspektorëve dhe kolegëve patëm sukses. Kishim pengesa dhe vështirësi, por në fund ia arritëm. Shpresoj se tani do të kemi më shumë suksese” – u shpreh një nga policët e ri, Filip Mirkov.
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe çmime për pesëmbëdhjetë kandidatët më të mirë, në mesin e të cilëve nuk ishte asnjë shqiptar. (Ersan Pajaziti, TVM2)
