LSDM, VMRO të mbështes ligjin e prokurorisë, Mickovski: Kjo qeveri armiku mëm i madh i drejtësisë

31.08.2019 15:41

LSDM ka ftuar VMRO-DPMNE-në opozitare dhe kreun e saj, Hristijan Mickovski....

LSDM ka ftuar VMRO-DPMNE-në opozitare dhe kreun e saj, Hristijan Mickovski që deputetët e kësaj partie të mbështesin Ligjin për prokurorinë dhe të dëshmojnë se janë për drejtësi jo selektive.

“I ftojmë të japin kontribut për miratimin e ligjit për prokurorinë publike të dëshmojnë me vepra e jo vetëm me fjalë, të japin kontribut që të përgjigjen të gjioth që i kanë shkelur ligjet, pa marr parasyshë për kë bëhet fjalë. Dëshmuam se askush nuk është i pa prekshëm, dëshmuam se sistemi funksionon dhe drejtësi do të ketë. Në të kudërtën VMRO-DPMNE dhe Mickovski do të konfirmojnë edhe një herë se jaë të interesuar të mbrojnë krimin dhe kriminelët e regjimit të kaluar” – tha Damjan Mançevski nga rradhët e LSDM-së.                         

Por kreu i VMRO-së, Hristian Mickovski, ka akuzuar se kjo qevri është armiku më i madh i drejtësisë.

“Kjo qeveri është armiku mëm i madh i drejtësisë  prandaj me ngulm kërkon ti ruaj privilegjet dhe instalimet në prokurori, prandja njëher Zaev lavdrohet se ka dy të tretat e votave për ligjin e prokurorisë e kur e sheh se nuk ka, atëherë minsitresha do të thotë se do ta ndryshojmë këshillin e prokurorëve sepse atje nuk na duhen dy të tretat e votave. Me këtë i shpalosin synimet përfundimtare që kanë dy qëllime e para është politike, nëpërmjet instalimeve në prokurori të luftojnë kundërshtarët politik dhe e dyta të mbrojnë kriminalitetin që do ta lënë pas tyre, ndërsa sistemi i prokurorëve të jetë shërbëtor i tyre” – është shprehur Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Në bazë të këtyre qëndrimeve pushteti dhe opozita ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet rreth ligjit të prokurorisë, megjithse në fillim të javës që vjen pritet të vazhdohet seanca parlamentare për ligjin e prokurorisë publike, ku do të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë special.

Poashtu në procedurën parlamentare duhet të hyjë edhe raporti për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva.

Nga partia në pushtet LSDM thonë se nëse nuk arrihet marrëveshje për ligjin e prokurorisë atëherë Këshilli për prokurorë publik në përputhje më ligjin do të duhet të zgjedh ushtrues detyre për prokurorinë speciale, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në këtë temë të thirrjet takim liderësh, megjithse kreu i VMRO-së Mickovski ka deklaruar se pushteti nuk duhet të shpresoj në një Përzhino të re kur VMRO-ja e dobësuar nënshkruante gjithçka. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)