Kuvend, vlerësime të kundërta për gjendjen ekonomike

31.08.2019 17:48

Megjithëse në rend dite të seancës kuvendore ishte zgjedhja e anëtarëve të rinjë të qeverisë....

Megjithëse në rend dite të seancës kuvendore ishte zgjedhja e anëtarëve të rinjë të qeverisë, përkatësisht Nina Angellovskën për minsite të financave dhe Hisen Xhemaili, minsitër pa resor i angazhuar për investime, seanca kuvendore u zhvillua me kritika mes pushtetit dhe opozitës rreth politikave ekonomike të qeverisë.

Sipas opozitës gjendja ekonomike në vend përfshi infrastrukturën është në gjendje kaotike.

“Rrugë më të shkatërruara nuk ka askush në rajon. Kushdo që ka lëvizur në të gjitha vendet fqinje e ka parë se si janë rrugët atje. P.sh edhe Kosova një shtet relativisht i ri, me plot probleme të brendëshme politike, me kriza, me politikan të korruptuar sa të duash, me një shtet fqinj që bën çmos të pamundësojë zhvillimin normal të këtij vendi, rrugët i ka më të mira” – tha Syreja Rashidi nga ASH.

“Në vend të asaj që e prezenton kryeministri se kemi ekonomi të fuqishme reale, ne kemi ekonomi të fundosur. Këtë e dëshmojnë të gjitha faktet dhe argumentet. Deri tani kemi kaos të plotë në ekonomi, ndërsa në tërë këtë gjendje kaotike shkëlqen vetëm kryeminsitri ynë me numra të cilat për fat të keq ndryshojnë brenda tre minutash për një gjendje. Nuk mund ta mashtroni popullin se jeton mirë, nuk mund të thoni se jetojnë mirë bujqit, të punësuarit në shëndetësi, se ka rrugë të mira të cilat i keni ndërtuar ju” – u shpreh Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE. 

Në këto akuza u kundërpërgjigj kryemisnitri i cili tha se opozita po paraqet të dhëna të rrejshme pasi ndihma sociale është rritur pothuajs për 30%, rriten vazhdimisht rrogat gjithkund në adminsitratën publike, shëndetësi, polici arsim, çerdhe.    “Gjendja është e mirë dhe ajo do të përforcohet pasi ne jemi të përqëndruar në atë se si gjendjen e përmirësuar ekonomike ta ndjejnë qytetarët. Në perudhën e fundit më shumë se 500 kilometra rrugë po ndërtohen, vitin e kaluar u ndëryuan diku 350 kilometra rrugë në vend. Dallimi është se tani paratë shkojnë në rrugë, hekurudha, gasifikim, për dallim nga e kaluara kur shkonin për qëllime jo produktive. Janë hapur 50 mijë vende pune. Borxhi publik ishte 49% tani është 46,6 për 2 vite e tre muaj sa jemi në qeveri” – deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.                                                                                                

Kryeminsitri njëherit theksoi se Nina Angellovska tanimë është njoftuar me gjendjen e buxhetit dhe këtyre ditëve është ftuar për tu njoftuar me ribalancin e buxhetit që është në përgaditje e sipër. (Ersan Pajaziti, TVM2)