Rasti "Zhvatja", Selmani: RMV ripërsërit provimin e drejtësisë
Rasti"Zhvatja"është një një nga rastet kapitale për gjyqësorin....

Rasti"Zhvatja"është një një nga rastet kapitale për gjyqësorin me të cilin Maqedonia e Veriut jo vetëm që zemëroi qytetarët e saj, por zemëroi edhe faktorin ndërkombëtarë që i kishte ndërtuar “binarët” ku vendi duhej të hecte.
Kështu vlerëson profesori univerzitar Bashkim Selmani sipas të cilit Maqedonia e veriut rikthehet të përsërisë provimin.
“Faktori ndërkombëtar, kur bëhet fjalë për Maqedoninë, jo vetëm se e ka përkëdhelur në aspektin funksional sa i përket disa kritereve dhe standarteve por mendoj se Maqedonia është rikthyer në provimin ripërsëritës . Kjo nënkupton se ndërkombëtarët nuk do lejojnë korrupsionin , nuk do të lëjojë që të gjitha investimet që janë bërë deri më tash në Maqedoni të viktimizohen, që do të thotë se aspekti diplomatik dhe ndërkombëtarë nuk do të ketë kompromise” – u shpreh profesori universitar, Bashkim Selmani.
Krimi i organizuar, Selmani: Politika jonë dështoi, duhet trup ndërkombëtar
Selmani vlerëson zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut është një trup ndërkombëtar që do të kryente të gjitha lëndët e karakterit për krim të organizuar. Sipas tij është e dukshme që politika nuk kërkon të zgjidhë në esencë problemin por është e përqëndruar individin që në të ardhmen ta udhëheqë një prokurori të tillë.
“E vetmja zgjidhje do të ishte një trup ndërkombëtar, i cili do të kryen të gjitha lëndët e karakterit me krim të organizuar ndërkombëtarë, po ashtu dhe veting dhe shumë elemente të tjera që kërkohen do të ishte zgjidhja e mundshme. Në të kundërtën nëqoftëse përsëri do t’i lihet kësaj qeverie apo qeverive të ardhëshme , nuk shohim se do të ketë zgjidhje dhe kjo është problem capital ku vetëm faktori ndërkombëtarë do ti kishte mundësitë që të shkëputen relacionet ndërpartiake” – thotë, Selmani.
Sipas Selmanit Maqedonia e Veriut nuk ka vetëm krim të organizuar brenda shtetit , por edhe krim të organizuar ndërkombëtar e thotë se ka individë, struktura dhe shtete të ndryshme që shfrytëzojnë pikërisht pikat e dobta të gjyqësorit në vend. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
