Cilësia e arsimit të lartë, të rinjtë: Studiojmë jashtë, sepse ka më cilësi
Universitetet tashmë kanë hapur dyert për regjistrimet e studentëve të rinjë...

Universitetet tashmë kanë hapur dyert për regjistrimet e studentëve të rinjë, megjithatë nuk janë të rralla rastet e studentëve që në kërkim të cilësisë më të mirë, për studime zgjedhin universitetet e huaja.
Lista e Shangait, ka lënë edhe këtë vit jasht rangimit Universitetet e Maqedonisë së Veriut. E për të përfituar nga vlerat e padiskutueshme që ofron edukimi ndërkombëtar, dhe për më shumë mundësi për punësim edhe jashtë Maqedonisë së Veriut, shumë studentë zgjedhin të largohen.
Vlora Reçica është pranuar për studime master në shkollën më të mirë britaneze të shkencave Sociale, që rangohet e 8-ta në listen botërore të universiteteve të shkencave Sociale, thotë se të rinjtë në Maqedoni meritojnë kaulitetin e duhur në edukim.
“Mundësitë për punësim brenda dhe jashtë vendit janë shumë shumë më të mëdha domethënë diploma vlen shumë më shumë si në Maqedoni si dhe jasht vendit, si dhe mundësitë për pozita shumë më të mira të jep” London School of Economics” në krahasim me të gjitha Universitetet në Republikën e Maqedonisë. Gjithshtu në fund është edhe kualiteti i studimeve, fatkeqsisht edhe pse kam mbaruar shkencat politike në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi, kualiteti nuk dallon shumë nga të gjitha universitetet tjera publike në Maqedoni” – thotë Vlora Reçica.
Omer Ajdini ka mbaruar stuimet “batchelor” dhe master për shkencat zhvillimore në Universitetin e Malajës në Malezi, që rangohet ndër 400 universitetet më të mira sipas listës Shangai. Për të, cilësia më e mirë në edukim ka qenë argument bazik që e ka bërë të kërkoj edukimin jashtë vendit.
“Kualitetin e edukimit në Maqedoni e dimë dhe prandaj unë kam zgjedh të studioj jashtë, kjo duke m’i rritur mundësitë që të punësohem, duke ofruar dhe duke më dhënë kualitete, aftësi që më bëjnë konkurent komeptititiv në tregun e punës” – theksoi Omer Ajdini.
Shkollimi dhe mundësitë për punësim, të rinjtë: Edhe me diplomë të huaj, punë mezi gjen
Por të rinjtë që studiojnë jashtë, edhe përskaj vullnetit për t’u kthyer në vendlindje, shprehen skeptik për ofrimin e mundësive.
“Unë personalisht nuk di për ndonjë program i cili tenton që ti mbaj të rinjtë që kanë studiuar jasht, në vend. Nuk di ndonjë tendencë prej Qeverisë ose prej këtij shteti, që të më ofroj mua ndonjë oportunitet ose mundësi të qëndroj këtu. I kam dhënw vetes afat edhe dy tre muaj, që ta shoh se si janë gjërat këtu, ta shoh nëse do të vijë ndonjë mundësi e mirë që do të më mbaj mua këtu, pëndryshe mendoj se rrugët i kam të hapura që të largohem nga këtu dhe të siguroj një mirqenie më të mirë që me shumë gjasë do të jetë dhe rruga që do ta ndjek” – tha Ajdini.
“Unë pretendoj të kthehem, mendoj se duhet të kthehem në Maqedoni, fatkeqisht shumë të rijnë kan vendos të largohen dhe të mos kthehen në Maqedoni të vazhdojnë studimet dhe karierën jasht vendi që është shumë zgjedhje legjitime, por mendoj që Maqedonia ka nevojë për neve, ka nevojë për të rinjë që nuk largohen, dhe të rinjë që kthehen me njohuri dhe me kapacitete më të larta që të kontribojnë në vend, shpresoj se politika edhe partite do të na japin shansin kur të kthehemi në Maqedoni” – deklaroi Vlora Reçica.
Por statistikat nuk janë në favor të dëshirës së tyre. Mundësi punësimi pë rata që kthehen nga jashtë ka pak. Madje një studim mbi të rinjte i realizuar në vitin 2013, nga fondacioni Fridrich Ebert, tregon se 65% e te rinjëve mendojnë se në vend është shumë vështirë të gjesh punë edhe pse me një diplomë universitare llogjikisht shancat për punësim duhet të jenë më të mëdha. (Arlinda Baftiu, TVM2)
