Ademi, letër shkollave për fillimin e mësimit

31.08.2019 18:17

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, përmes një letre dërguar drejtorive, punonjësve dhe nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm i ka uruar fillim-vit të mbarë shkollorë duke iu dëshiruar sukseset më të përzemërta.

“Ndryshimet e mëdha të cilat Ministria e Arsimit  dhe Shkencës me mbështetje të fuqishme nga faktorët shoqëror të prekur dhe  partnerët e shumtë strategjik i ka krijuar në periudhën e fundit në suaza të procesit për përparimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar,  ndërsa të cilat hynë në fuqi këtë vit shkollor, japin besim të fuqishëm  se ky fillim  do të jetë më ndryshe nga vitet tjera paraprake,  thuhet mes tjerash në letrën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, drejtuar menaxhmentit, të punësuarve dhe nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Por përderisa minsitri Ademi e sheh të pa nevojshme grevën e paralajmëruar nga SASH-ku, nga Sindikata kanë theksuar se ditën e parë e vitit shkollorë nuk do të ketë mësim pasi arsimtarët do të shkojnë në punë, por do të qëndrojnë në hapsirat për grevë dhe mësimi nuk do të fillojë.