Mas, BE duhet të ketë interes për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas....

Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas, gjatë takimit të ministrave të BE-së në Helsinki, ka kërkuar fillim të shpejtë të negociatave qasëse për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Mendoj se BE duhet të ketë interes për këtë rajon. Duke pasur parasysh vende si Rusia dhe Kina, bëhet fjalë për atë që në këtë rajon të mos zgjerohen vende vlerat e të cilave nuk përshtaten në mënyrë në të pakushtëzuar me tonat”, ka thënë shefi i diplomacisë gjermane.
Ndërsa shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, nuk ka pranuar të tregojë se cilat shtete mbështesin nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe cilat e kundërshtojnë këtë proces.
“Unë kam parë sot mbështetje më të madhe dhe vendosshmëri në mesin e vendeve anëtare sa i përket rëndësisë strategjike, ashtu që, Bashkimi Evropian të jetë stabil sa i përket hapave të ardhshëm të procesit të zgjerimit”, ka thënë Mogherini.
Hapja e negociatave qasëse për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në BE, ka qenë ndër temat që u diskutua në mbledhjen ministrore të BE-së në Helsinki.
