DASH, Palmer përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin
Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Matthew Palmer....

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”
Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga një shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.
Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.
Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, post që ai e mban që nga viti 2018.
