Ademi, të hënën fillon viti shkollor, SASHK: Të hënën arsimtarët janë në grevë

01.09.2019 15:24

Minsitri i arsimit Arbër Ademi thotë se të hënën fillon viti i ri shkollor....

Minsitri i arsimit Arbër Ademi thotë se të hënën fillon viti i ri shkollor.

“Siç e dim nesër fillon viti i ri shkollor 20019-2020” – u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Por kreu i sindikatës së arsimit,  Jakim Nedelkov, thotë se nesër do të ketë grevë. 

“Gjatë ditës së nesërme sindikati ynë do të ketë grevë” – thotë Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov.

Këto janë pozicionet e pa lëkundura të ministrisë së arsimit dhe sindikatës së arsimit që shkaktojnë huti te nxënësit dhe prindët nëse do të duhet apo jo fëmijët të shkojnë në shkollë.

Nga SASHK thonë se pasi nuk janë harmonizuar qëndrimet mes minsitrisë dhe sindikatës për rritjen e pagave arsimtarët do të paraqiten në punë por do të qëndrojnë në hapsirat për grevë.

“Do të shkojnë në punë, do të jenë në hapsirë që është e definuar për grevë, nu do ti kryejnë obligimet edukativo arsimore që do të thot se nuk do ti pranojnë nxënësit që vijnë në shkollë. Ne si sindikat nuk kemi kopetencë të themi apo të apelojmë nëse duhet të vijnë apo jo nxënësit, kjo është punë e shkollave, por dua të them një gjë që vlerësojë se është shum e rëndësishme, nëse arsimtarët nuk janë në vendet e punës dhe nuk i pranojnë nxënësit, cila është arsyeja që nxënësit të vijnë në shkollë, apo cila është arsyeja që prindët ti dërgojnë nxënësit në shkollë?” – deklaroi  Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov.                                                                         

Por minsitri Ademi thotë se nuk ka nevojë për grevë sepse pagat në arsim po rriten dhe dialogu social me SASHK ka qenë korrekt.

“Ne po afrojmë zgjidhje,  kemi rritje të pagave do të ket por pasi të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe të dhënat të cilat kanë të bëjnë me proektimet buxhetore. Kujtoj që në shtator 2018 kishte 5% ngritje të pagave në shtator 2019 këtë muaj 5% rritje të pagave për momentin është mbi 10% ngritja e pagave” – u shpreh ministri Ademi.

Për herë të parë në bankat shkollore ulen rreth 20 mij nxënës prandaj minsitri apeloi që të mos lejohet ata të krijojnë perceptim negativ për shkollën.

“Dita e parë e shkollës është shumë e rëndësishme për nxënësit e klasës së parë. Nuk duhet të lejojmë që përshtypja e tyre e parë të reflektohet negativisht ndaj perceptimit personal për shkollën dhe procesin arsimor” – theksoi Ademi.

Nga ana tjetër kreu i sindikatës shprehet i habitur se pse insistoht që  nxënësit e klasës së parë të vijnë në shkoll, kur siç thot ai nuk arsimtarët nuk do ti presin.

“Për ne është e pa qartë se kush do ti realizojë ato aktivitete apo kush do ta realizojë ceremoninë solemne për klasat e para?” – shprehet Nedelkov.

Siç bëri të ditur minsitria e arsimit vitin shkollorë 2019-2020 do ta ndjekin gjithsejt rreth 260 mij nxënës. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)