Mëngjes i përgjakshëm në Gostivar, një e vdekur dy të plagosur nga therrja me thikë

01.09.2019 14:47

Një grua 78 vjeçare ka mbetur e vdekur ndërsa djali i sajë dhe nusja kanë përfunduar në spital...

Një grua 78 vjeçare ka mbetur e vdekur ndërsa djali i sajë dhe nusja kanë përfunduar në spital pasi janë therrur me thikë nga një person që u ka kërkuar kamatë për borxhin prj 1500 eurosh të cilat ua kishte dhënë më herët për blerjen e banesës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në ora 3:55 të mëngjesit është njoftuar SPB Tetovë se ka persona të lënduar në rrugën e „Ilindenit“ në Gostivar dhe janë dërguar zyrtar policor ku është konstatuar se është lënduar 78-vjeçarja S.T  dhe bashkëshortët S.R dhe B.R. Ata janë dërguar në spital ku më e moshuara ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në klinikën e Shkupit”.

Poashtu policia bënë të ditur se rreth orës 6 të mëngjesit është arrestuar agresori 46 vjeçar, por nuk ka dhënë sqarime për motivin e krimit. Por mësohet se agresori edhe pse i kishte marrë 1500 eurot e huazuara pretendonte se i takonin edhe 20 mijë euro sa kishte arritur kamata.

Për këtë rast ishte ngritur edhe procedurë gjyqësore, por derisa rasti ishte në shqyrtim, agresori rreth orës 4 të mëngjesit ishte paraqitur në banesën e kësaj familjeje dhe u ka kërkuar paratë që pretendonte se ia kishin borxh.

Në banesë në ato momente ndodhej e moshuara dhe nusja ndërsa djali ndodheshe jashtë banesës. I dyshuari fillimisht ka sulmuar plakën 76-vjeçare me të paktën 20 goditje me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur rëndë edhe nusen.

Në ato momente ka ardhur edhe djali i cili poashtu është sulmuar me të njëjtën thikë duke marrë plagë të rënda.

Dy të plagosurit ndodhen në rrezik për jetën. Pasi fqinjët kanë dëgjuar britmat kanë ftuar policinë e cila ka arritur në vendin e krimit.

Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve në rrjedha, nuk jep detaje për identitetin e tij.