Dimovski, filloi me punë Agjencia për Siguri Nacionale
Fillon me punë Agjencioni për Siguri Nacioanale...

Fillon me punë Agjencioni për Siguri Nacioanale. Këtë zyrtarisht e bëri të ditur drejtori i këtij agjencioni, Viktor Dimovski, i cili këtë ditë e vlerësoi si historike për fushën e sigurisë së shtetit.
Sipas tij ky agjencion do të jetë në shërbim të qytetarëve sipas modeleve të shërbimeve moderne evropiane.
“Të gjitha kapacitetet e Agjencionit, në përputhje me ligjin për themelim të tij dhe në përputhje me aktet e brendshme për efikasitet, pres sot janë vendosur në funksion të plotë. Siguria e shtetit dhe e qytetarëve nuk njeh ditë jopunme apo festa, prandaj prej sot është dita e parë e punës për të punësuarit në Agjencion.” – deklaroi Drejtori i Agjencionit për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.
Me fillimin e punës së këtij agjencioni, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim shkon në histori. Sipas Dimovskit përfundimisht do ti jipet fund një të keqeje, pasi në të kaluarën kanë ndodhur shumë keqpërdorime nga ana e DSK-së.
“Në periudha të caktuara në të kaluarën, posaqërisht, gjatë kohës së qeverisjes paraprake, qytetarët dhe vendi, në një mënyrë kanë qenë viktima të keqpërdorimeve të kapaciteteve, resurseve dhe një pjese të të punësuarve të DSK-sl. Prej sot fillon një erë e re në këtë fushë. Agjencioni për siguri kombëtare është agjencion i pavarur, jashtë kornizave të MPB-së, si pjesë përfundimtare e reformës të sistemit për siguri dhe zbulim të Maqedonisë së Veriut” – u shpreh Dimovski.
Sipas drejtorët me këtë bëhet edhe një hap që të tejkalohen mangësitë e vërtetuara në raportet e Komisionit Evropian dhe përmes ndërtimit të institucioneve të reja të mundësohet mbrojtje e plotë e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e jo keqpërdorimi i tyre. (Ersan Pajaziti, TVM2)
