SHBA
Earnest: SHBA-të “në luftë me ISIL-in”
13.09.2014 13:56
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka deklaruart se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “në luftë me ISIL-in”.......

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka refuzuar ta përdorë këtë shprehje, por Zëdhënësi I shtëpisë së bardhë ka thënës se “Shtetet e Bashkuara janë në luftë me ISIL-in, në mënyrë të njejtë siç jemi në luftë me al-Kaidën dhe grupet e ndërlidhura me al-Kaidën në gjithë botën”.
Sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby, poashtu, e ka përdorë këtë shprehje gjatë ditës së djeshme.
Shtetet e Bashkuara, deri tani, i kanë ndërmarrë 158 sulme ajrore dhe i kanë vendosur afro 1600 ushtarë në Irak, për të ndihmuar në luftën kundr militantëve të të ashtuquajturit Shtetit Islamiki Irakut dhe Levantit.
