Carovska, po ulet varfëria, Mickovski: Ekonomia po pëson fijasko

01.09.2019 18:22

30.000 amvisëri tashmë tre muaj marrin ndihmë sociale më të madhe....

30.000 amvisëri tashmë tre muaj marrin ndihmë sociale më të madhe. Kjo flet se reforma sociale është implementuar me sukses, vlerëson ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska. Gjithashtu Carovska thotë se 11770 të punësuarve në Qendrat për Punë Sociale u janë rritur rrogat në mesatare prej 4.363 denarë për të punësuar. 

Është siguruar rrogë më e madhe për 3000 denarë për 3138 kujdestarë dhe edukatorë në çerdhe, kurse në shtator pritet rritje e re prej 5%.

Carovksa gjithashtu tha se po bëhen përllogaritje edhe për rritje të pages minimale.  Përmes këtyre refomrave, Carovska thotë se po ulet varfëria dhe u mundësohet që të gjithë të kenë kushte të barabarta për jetë.

“Vetëm për tre muaj, shtesa për fëmijë u paguhet 20.230 fëmijëve, që është tre herë më shumë, kurse shtesa për arsim për 8,681 fëmijë, që është tre herë e gjysmë më shumë se më parë. Në fund të reformës, ne presim që rreth 70,000 fëmijë të marrin përfitime për fëmijë dhe arsimim, të cilat do të jenë 20 herë më shumë se më parë. Ne po i bëjmë të gjitha këto për të ulur varfërinë e fëmijëve dhe njerëzve tua rikthejmë jetën dinjitoze, duke mbështetur punësimin dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës” – tha Ministrja e Punws dhe Politikws Sociale, Milla Carovska.

Ndryshe vlerësojnë nga opozita, sipas të cilëve ekonomia e vendit po vazhdon të shkatërrohet. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovskit vlerëson se krahas premtimeve të qeverisë për vit ekonomik, qytetarët po ndjejnë fijasko ekonomike, krim dhe korupcion.

Sipas tij, Maqedonia është në vend të fundit sa i përket investime të huaja, kurse shqetësuese sipas tij ëlshtë edhe realizimi i investimeve kapitale dhe rënia e numrit të punëtorëve.

“Në muajt maj, qershor dhe korrik, madje kemi saldo negative të investimeve të huaja. Investitorët në një shtet ku zhvaten afaristët, ku lulëzon krimi dhe korupsioni nuk vijnë. Te investimet kapitale, prej 420 milion eurove të parapara për këtë vit, në 7 muajtë e parë të vitit janë investuar 105 milion euro jo të plota, apo rreth 4 herë më pak nga ajo që është parashikuar. Në muajin korrik numri i punëtorëve në industri është më i vogël për 2.5% në krahasim me korrikun e vitit 2018” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-sw, Hristijan Mickovski.

Sipas Mickovskit, qëllimet e vërteta të Zoran Zaevit, Koço Angjushevit dhe të afërmve të tyre është që ta privatizojnë dhe ta keqpërdorin buxhetinm kurse pastaj duke siguruar privilegje për vete dhe kompanitë e tyre, ti blejnë votat e qytetarëve. (Ersan Pajaziti, TVM2)