Mickovski, vazhdojnë bisedimet për ligjin e prokurorisë

01.09.2019 16:45

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se grupet e punës....

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se grupet e punës vazhdojnë të bisedojnë për ligjin e prokurorisë, por ai fajëson ministren e Drejtësisë Renata Deskoska, e cila sipas tij me qëndrimet e saja është pengesë për arritjen e marrëveshjes.

“Më vjen keq se minsitreja e drejtësisë në moment po shëndrrohet në minsitre të padrejtësisë. Person të mbushur me aq shumë urrejtje dhe mllef ndaj VMRO-DPMNE-së unë nuk kam takuar deri më tani, as aktivistë dhe as përfaqësues të lartë nga radhët e LSDM-së. Në çdo rast shikon se si t’i minojë negociatat, konkretisht për ligjin për prokurorinë publike dhe praktikisht ajo është pengesa kryesore që ndoshta deri tani ata bisedime nuk kanë përfunduar pasi pozicioni znë është i qartë pasi bazohet në drejtësi dhe sigurimin e drejtësisë për të gjithë” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Gjat javës së ardhëshme pritet vazhdimi i seancës së Komisionit për çështje evropiane reth ligjit për Prokurorinë Publike, ku mbetet për tu shqyrtuar 41 amendamente nga gjithsej 51 sa ishin parashtruar, pasi 10 nga këto  amendamente janë miratuar. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)