Viti i ri shkollor po fillon, kujdes me librat, duhet të zgjasin tërë vitin

01.09.2019 18:47

Shkollat tashmë kanë mbledhur në fund të vitit shkollor librat e një gjenerate më lartë....

Shkollat tashmë kanë mbledhur në fund të vitit shkollor librat e një gjenerate më lart, e tani presin që me fillimin e vitit të ri, tua shpërndajnë nxënësve. Aty ku ka mungesë tekstesh për shkak të dëmtimit apo humbjes së  librave të kthyer,  shkollat bëjnë kërkesë në Ministrinë e Arsimit e kjo e fundit sjell tirazhin e  ri të librave në fillim të vitit të ri shkollor.

“Për çdo vit për klasat e para deri klasën e tretë tekste shkollore nga ana e ministrisë marim tirazh të ri, përvec atyreve teksteve shkollore të cilat plotësohen. Flasim për ato tekste shkollore që duhet të vinë nga klasës katër deri në të nëntë gjitha ato kërkesa që i kemi bërë sipas nevojës tonë , tirazhin e cakton ministria,  fillohet prej gushti ndonjëher na kap edhe java e parë e shtatorit të cilën ministria e bën distribuimin e tyre nëpër shkolla. Kështu që distribuimi i teksteve shkollore ka filluar dhe është në procedurë, dhe shpresoj që deri në javën e parë të shtatorit do të përmbyllen të gjitha ato kërkesa që kemi pas nevojë” – deklaroi Drejtoresha e SH.F “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.

Por çfarë ndodh me librat e humbur apo të dëmtuar shumë. Pas mbarimit të vitit shkollor nxënësi është i detyruar ti dorëzojë sërish tekstet në shkollë .

Nëse libri është dëmtuar, nxënësit do te duhet të paguajë vlerën e tij sipas çmimit të caktuar nga ana e ministrisë, por në rast se është humbur do duhet të paguaj një shumë më të madhe nga ajo e dëmtuara, andaj nxënësit në këtë aspekt duhet të jenë më të kujdeshëm dhe të përgjegjshëm për tekstet shkollore.

“Kur ka dëmtim të teksteve shkollore duhet të zbatohet rregullorja e cila është dhënë nga ana  Ministrisë e bëjmë në atë mënyrë që cdo dëmtim, nëse është dëmtim i madh mbas cmimores që është dhënë nga ana e ministrisë, duhet nxënësi i cili e ka dëmtuar ta bënë pagesën, nuk është çmimi shumë i madh është një shumë e vogël, por patjetër e kemi ta bëjmë në këtë mënyrë për shkak se nuk e bëjmë këtë pagesë, nuk do mund të kërkojmë libër tjetër tmund ta zëvëndësojmë atë tekst shkollor, por në rast se humb varësisht nga plan program pasi që disa tekste shkollore janë me çmim më të lartë atëher çmimi i atij teksti është shumë më i lartë, prandaj nxënësit duhet të jenë shumë më të përgjegjshëm” – tha Drejtoresha e SH.F “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi.

Me libra të përdorur ose fare të rinj, nxënësit gjithsesi që do të duhet vetë të mësojnë, por është mirë ta dinë që në fillim se libri që marin në dorë në javën e parë të shkollës, duhet trajtuar me shumë kujdes, jo vetëm sepse prej tij do të mësojë vetë, por edhe për shkakun se libri do ti përcillet jnë tjetër nxënësi vitin e ardhshëm e ëhstë shumë e pahijshe që ai të jetë I grisur apo zhgarravitur. (Semra Ajeti, TVM2)