“Zhvatja” dhe ligji për PTHP-në, Arsovski:Procesi nuk rrezikohet, BE pret sundim të ligjit
Pas samitit të korrikut të Këshillit të BE-së kur Maqedonia e Veriut nuk morri datë për bisedime....

Pas samitit të korrikut të Këshillit të BE-së kur Maqedonia e Veriut nuk morri datë për bisedime, vendi pret me padurim nëse drita e gjelbërt do të vijë në samitin e rradhës në tetor.
Analisti politik Petar Arsovski thotë se argumentet për fillimin e bisedimeve janë në anën tonë, edhe përkundër faktit të skenave të brendshme poltike, siç janë mosmiratimi i ligjit për Prokurori Publike si kusht kryesor dhe paraqitja e aferës ’Zhvatja”, që sipas Arsovskit, ndikon direkt në pasqyrën e luftës kundër korrupsionit.
“Ngjarjet e fundit me aferën Zhavtja dhe ligji për prokurori publike do të ndikojnë në vendimin e BE-së, por kjo nuk do të rrezikojnë gjithë progresin që kemi bërë deri tani. Në fund poenta nuk do të jetë vetëm për atë se a është paraqitur ndonjë aferë, por si ballafaqohet me të aparati shtetëror dhe sistemi i sundimit të ligjit. Edhe bisedimet për PSP mendoj se janë një hap i mirë në kuptim të asaj se është hapur një lloj dialogu politik” – u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.
Samiti i tetorit, Arsovski: Qëndrimet janë zbutur, jam optimist
Arsovski komenton edhe euroskepticizmin e disa vendeve të BE-së ndaj vendit tonë. Thotë se tashmë edhe Franca ka zbutur qëndrimin ndaj Maqedonisë dhe nuk pret sjellje të njëjtë nga Parisi sikur nga samitit paraprak.
“Franca dhe Holanda mbeten ende vende kritike në këtë drejtim por informacionet e fundit nga Franca janë se ata shohin pozititvisht në drejtim të fillimit të bisedimeve të Maqedonisë në këtë periudhë” – deklaroi Arsovski.
Arsovski flet edhe per gaditshmërinë e instiucioneve për fillimin e bisedimeve më BE-në. Thekson se adminsitrata nuk eshte plotësisht e formuar akoma , si politikisht ashtu edhe teknikisht, por shton se startimi i negociatave është proces që ndërtohet dhe kjo çështje nuk do ti merr kohë të madhe vendit për të qenë e kompeltuar në hapjen e bisedimeve. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
